Borusia Dortmund me trajner të ri
Albeu.com
Jyrgen Klop ështa trajner i ri I Borusia Dortmundit. "Milionerët" nga Dortmundi angazhuan trajnerin e Maincit, pas largimit të trajnerit Tomas Doll.Sipas mediave gjermane dy palët kanë arritur mërrveshje që kontratë të jetë dy vjeçare , ku paga vjetore do të arrijë vlerën deri më 1.5 milion euro. Jyrgen Klop është një ndër trajnerët më të ri dhe më me perspektivë në Gjermani me 40 vjetë. Klop në Gjermani është mjaft i njohur për audotoriumin e gjërë pasi është njëri ndër komentuesit më profesionist të futbollit në TV shtetëror të "ZDF".
Shtuar më 24/05/2008, ora 16:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori