Borussia, 5 ndeshje afat për Klopp
Pesë ndeshje për të dalë nga situata kaotike ku është futur. Borussia Dortmund u rindërtua për të rivalizuar Bayern Munchen, por kur ka kaluar pak më shumë se gjysma e sezonit, nënkampionët duhet të bëjnë llogaritë me skuadrat e fundit të klasifikimit. Disfata në "Signal Iduna Park" ndaj Augsburgut e errësoi edhe më shumë situatën në kampin e skuadrës së Jurgen Klopp që nuk arrin të shkëputet nga vendi i fundit i klasifikimit.

Tekniku 47-vjeçar vazhdon të përgënjeshtrojë një largim të mundshëm nga stoli por sipas "Bild", drejtuesit i kanë dhënë afat edhe 5 ndeshje, në të kundërt, strategu i skuadrës që e ringjiti në majat më të larta të futbollit, mund të largohet nga stoli përpara fundit të sezonit.



Freiburg, Mainz, Stuttgart, Schalke 04 dhe Juventus janë stacionet në të cilat do të ndalet Borussia gjatë këtij muaji, të gjitha teste vendimtare për të ardhmen e skuadrës.

E ardhmja e Klopp pritet të jetë larg Gjermanisë sepse shumë skuadra të mëdha europiane e kanë shënjestruar, pavarësisht figurës së keqe që Borussia Dortmund po bën gjatë këtij sezoni në kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2015, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori