Borussia-Bayern, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BORUSSIA DORTMUND
Borussia Dortmund-Bayern Munchen është kryefjala e kësaj fundjave në Gjermani. Edhe pse i kanë dhënë tonin futbollit në vendin e tyre dhe jo vetëm vitet e fundit, kjo përballje i gjen dy ekipet në kushte jo të barabarta. Pas 26 javësh kampionat Bayern është në krye me 64 pikë, ndërsa Borussia në vendin e 10 me 33 pikë.

"Klasikja" e futbollit gjerman i gjen bavarezët pa dy nga lojtarët e tyre më të mirë në dispozicion pasi holandezi Arjen Robben pësoi një dëmtim në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Borussia Munchengladbah dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit edhe për të paktën 5 javë, ndërsa Ribery vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në takimin e Champions League ndaj Shakhtar Donetsk.

Bayern Munchen ka kujtime të bukura nga sfida e fundit që ka zhvilluar në "Signal Iduna Park" në kampionat pasi sezonin e kaluar fitoi ndaj Dortmundit me rezultatin 3-0 falë golave të Goetze, Robben dhe Muller edhe pse në fazën e dytë u mund me të njëjtat shifra nga verdhzinjtë në "Allianz Arena".

Borussia Dortmund-Bayern Munchen starton në ora 18:30. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori