Borussia-Bayern, Lewa: Dua të shënoj, por do festoj ndryshe
Pëlqej
Ditën e hënë, Guardiola la pushim lojtarët. Robert Lewandowski ka gjetur kohë të lirë dhe vendosi të eksplorojë nga afër qytetin e Mynihut. Teksa është mahnitur nga bukuritë që i ka ofruar metropoli i landit bavarez, sulmuesi polak është shoqëruar edhe nga një sërë gazetarësh, të cilët janë përpjekur t’i vjedhin sulmuesit ndonjë deklaratë për Superkupën e Gjermanisë. Në fakt, ia arritën qëllimit.

"Jam mahnitur nga ky qytet! Ka shumë vende të bukura, por nuk më doli të zbuloja të gjitha të fshehtat e këtij qyteti. Kalova shumë kohë të bukura në Dortmund. Por, këtë herë, mendoj se do përjetoj ndjenja të veçanta, sepse do jem mik për herë të parë. Megjithatë, jam i bindur që do kem më shumë duartrokitje sesa fërshëllima. Dua ta fitoj sërish Superkupën, sepse këtë herë u duhet bavarezëve. Sigurisht që dua të shënoj, por do festoj në mënyrë ndryshe, për respekt të tifozëve që më mbështetën për 4 vite", është shprehur Robert Lewandowski. /albeu.com/



Shtuar më 13/08/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori