Borussia Dortmund gjenë pasuesin e Fevre, trajneri që eleminoi Interin nga Champions
Për momentin Borussia Dortmund po drejtohet nga trajneri i skuadrës së të rinjëve Edin Terzic i cili nisi me një fitore ndaj Werder Bremen aventurën si trajner i skuadrës së parë.

Gjithsesi Terzic është vetëm një trajner i përkohshëm për Dortmundin që është në kërkim të një emri me peshë për të zëvendësuar Lucien Favre.

I përzgjedhuri i drejtuesve verdhezinj është Marco Rose, trajneri aktual i Borussia Moenchengladbach që ka bërë një punë të shkëlqyer te ekipi nga Borussia Park në këtë një vit e gjysmë, duke kaluar edhe fazën e grupeve në Champions League edhe pse u nis nga vazo e 4-t.

Gjithsesi gjasat janë që Rose ta marrë në qershor drejtimin e Dortmundit edhe pse akordi është arritur, pasi do të jetë e vështirë që ai të shkëputet nga Gladbach në mes të sezonit.
Shtuar më 16/12/2020, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori