Borussia Dortmund kërkon licencën për Bundesliga 2
Borussia Dortmund i ka kërkuar Federatës Gjermane të Futbollit licencën për të luajtur në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Lajmi po bën shumë bujë në Gjermani dhe në të gjithë Europën, pasi për momentin verdhezinjtë rënditen të fundit në rënditjen e Bundesligës.

Për të shpjeguar kërkesën e pazakonshme ka menduar presidenti Hans-Joachim Watzke: "Federata nuk na ka pyetur për të shpejtuar dokumentat për licencim. Është vetëm një formalitet për të patur të gjitha kërkesat për t'u regjistruar në kampionatin e ligës së dytë". /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori