Borussia Dortmund kërkon vëllain e Eden Hazard
Jo vetëm Eden Hazard mund të ndryshojë fanelë verën e ardhshme.

Lajmet nga Gjermania bëjnë me dije se edhe vëllai i tij më i vogël, Thorgan Hazard pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach në përfundim të sezonit aktual.

Në fakt diçka e tillë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, i cili ka theksuar se 26-vjecari dëshiron të largohet.

Hazard, marrëveshja e të cilit skadon në vitin 2020, është shënjestruar nga Borussia Dortmund, që e shikon belgun si zëvendësues të Christian Pulisic, i cili do të bashkohet me Chelsean në verë.
Shtuar më 10/04/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori