Borussia Dortmund pëson humbjen e parë në Bundesliga (VIDEO)
Pëlqej
Pas 15 javëve Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë në kampionat.

Verdhezinjtë janë mposhtur në transfertë nga Fortuna Dusseldorf me rezultatin 2-1.

Në pjesën e parë vendasit luajtën shumë mirë, e kishin ndeshjen në kontroll pavarësisht se Borussia Dortmund ishte ajo që e kishte posedimin, por Fortuna ishin shumë të rrezikshëm me kundërsulme.

Kështu gjatë minutës së 21, Lukebakio merr një top të mirë nga Stoger ku u gjend ballë për ballë portierit Burki duke shënuar lehtësisht.

Pavarësisht përpjekjeve Dortmund nuk arrin të barazojë rezultatin dhe pjesa e parë përfundon me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë Dortmund vazhdon të bëj presion për të shënuar golin e barazimit, por nuk e arrin këtë pasi që vendasit mbrohen mirë.

E kur pritej barazimi, Zimmer shënon një gol të bukur nga largësia, ndoshta golin e sezonit në minutën e 56'.

Pavarësisht, presion dhe inkuadrimit të Alcacer Dortmund nuk arrin që të bëj ndonjë gjë deri në minutën e 80-të.

Por, pavarësisht përpjekjeve, Dortmund nuk arrin të bëj më shumë dhe Fortuna atyre u shkakton humbjen e parë në Bundesligë.
Shtuar më 18/12/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori