Borussia e Dortmund nuk jep shenja jete përballë Tottenham (VIDEO)
Gjermanët shpresuan te një mrekulli përballë Anglezëve, shkruan Albeu.com

Asnjë shkëndi nuk u ndez për Dortmund në ndeshjen e kthimit, gjermanëve ju duheshin plot 4 gola dhe mos pësonin as edhe një.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 duke ulur kështu shpresat se mrekullia mund të ndodhte vetëm në pjesën e dytë.
Mundimi i skuadrës së Dortmund për të shënuar të paktën një gol nuk u arrit asnjëherë.

Për të mbyllur çdo gjë mendoi kapiteni i Anglezëve i cili shënoi sapo filloi pjesa e dytë saktësisht në minutën e 49’.

Pjesa e mbetur e lojës ishte thjeshtë një pritje e Tottenham te porta dhe Dortmund që mundohej të realizonte golin e nderin por që edhe atë nuk arriti dot.

Tottenham me rezultatin final 4-0 avancon në fazën tjetër ndërsa Dortmund mbetet jasht duke konkuruar tanimë vetëm për titullin e Bundesleague. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori