Borussia e Dortmundit e coptuar ndaj Tottenhamit
Borusia e Dortmundit do të luajë sot në Londër një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon. Kryesuesit e Bundesligës do të përballen me Totenhemin në fazën e 1/ 8-ave të Champions-it.

Por verdhezinjtë do të kushtëzohen nga mungesa e katër lojtarëve kryesorë në skuadër. Kapiteni Marko Rojs, sulmuesi Pako Alkaser, mbrojtësi Julian Vaigel dhe Lukas Pizçek nuk kanë udhëtuar me skuadrën për në Londër.

Pako Alkaser vuan nga një dëmtim në shpatull dhe nuk mund të udhëtojë me skuadrën drejt Londrës.

Ndërkohë Julian Vaigel vuan nga një infeksion, ndërsa Lukas Pizçek ka probleme në shputën e këmbës.
Shtuar më 13/02/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori