"Borussia e fortë edhe pa mua"
Pëlqej
Djaloshi më i ri në radhët e Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka nisur të shijojë emocionet e fanellës së kampionëve, por nuk mund të shkëputet dot nga e kaluara e suksesshme në "Signal Iduna Park", ku emri i tij mori të tjera përmasa sezon pas sezoni. Për polakun, do të ishte e rrezikshme nëse mendohet se në mungesë të tij, Borussia Dortmund nuk përbën më kërcënim në luftën për titullin.

"Dortmundi është gjithmonë një ekip i fortë. Ata kanë treguar shpesh se mund t’ia dalin edhe kur kanë humbur lojtarë si Sahin, Kagawa apo Gotze. Do të ishte e rrezikshme, nëse i përjashtojmë nga gara për titullin. Futbolli ka nevojë për rivalitet, ndërsa neve na intereson që Dortmundi të jetë një konkurrent serioz, sepse kështu nxitemi më shumë", është shprehur polaku.

Pasi ka impresionuar në miqësore, debutimi në një ndeshje zyrtare për Lewandowskin pritet më 13 gusht, kur Bayern Munchen do të përballet me ish skuadrën e tij për Superkupën e Gjermanisë.

Pavarësisht akordit që kishte arritur me bavarezët, sulmuesi luajti edhe për 5 muaj të tjerë me verdhezinjtë.

"Duhet të jepja maksimumin deri në fund edhe pse e dija që do të largohesha. Nuk ishte e lehtë që mos ta shfaqja entuziazmin për kalimin tim te Bayerni, megjithatë bëra detyrën si futbollist në fushë. Kam mësuar shumë nga kjo eksperiencë2, përfundoi Lewandowski. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori