Borussia i shënon Schalkes 3 gola në 8 minuta (VIDEO)
Borussia Dortmund triumfon në derbin e Vestfalisë. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti 2-0 Schalke 04 dhe të tre golat u shënuan në 15 minutat e fundit të takimit.

Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Aubameyang në minutën e 78, dy minuta më pas Mkhitaryan dyfishoi shifrat, ndërsa në minutën e 86 Reus shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë fitore Borussia Dortmund ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vend të 9, ndërsa Schalke ndalet në kuotën e 35 pikëve në vend të 6.

Të pranishëm në "Signal Iduna Park" ka qënë 79,500 spektatorë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2015, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori