Borussia me një dorë te titulli
S′ka kush ta ndalë skuadrën e Borussia Dortmund në rrugën e mbrojtjes së titullit në Bundesligën gjermane.

Milionerët kanë fituar në fushën e Schalkes 1-2, për ta bërë diferencën me Bayernin që luan më vonë 9 pikë.

Ishin vendësit me Farfan që kaluan të parët në epërsi në minutën e 9, por Piszek barazoi shpejt në minutën e 17.

Kampionët këmbëngulën shumë edhe në pjesën e dytë dhe gjetën golin e fitores së madhe në minutën e 63 nëpërmjet Kehl. /albeu.com/

Rezultatet:

Bayer Leverkusen 3 - 3 Hertha BSC
Hamburger SV 1 - 0 Hannover
Kaiserslautern 0 - 2 Nurnberg
Schalke 1 - 2 Borussia Dortmund
Wolfsburg 1 - 2 Augsburg
Shtuar më 14/04/2012, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori