Borussia M’Gladbach e pasur me talente, mesfushorin zviceron nuk e largon pa 45 milionë euro
Denis Zakaria është shndrruar në një lider te Borussia M’Gladbachu e gjithashtu te Zvicra. Mesfushori 23-vjeçar po impresionon vit pas viti, duke konfirmuar rritjen si lojtar, çka ka sjellë edhe interesimin e dy gjigantëve si Manchester City e Bayern Mynih në drejtim të tij.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2022 me klubin gjerman dhe duket se nuk dëshiron të rinovojë, çka do të detyronte drejtuesit të pranonin ofertat për të në verën e ardhshme. 45 milionë euro është aktualisht vlera e Zakarias, shumë për të cilën Borussia nuk e diskuton ashtu siç e konsideron të pashitshëm për merkaton e dimrit.

Shtuar më 18/11/2020, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori