Borussia Monchengladbach e
rinis kampionatin në mënyrë perfekte, duke mposhtur në transfertë Eintracht Frankufrtin me rezultatin 3-1.
Sifda do të niste me një ritëm të jashtëzakonshëm për miqtë, të cilët pas
vetëm 60 sekondave lojë gjetën golin e avantazhit me Plean. Si të mos i mjaftonte ky gol i pësuar kaq shpejt, Eintrachti do të merrte një tjetër goditje në min e 7-të, teksa ketë herë protagonist në radhët e B.
Monchengladbachut do të shfaqej Thuram.
Përpjekjet e vendasve gjatë pjesës së parë për të rihapur takimin rezultuan të pamjaftueshme.
Në pjesën e dytë, vendasit do të shtonin
përpjekjet, por edhe një herë festa do të ishte në kampin e kundërshtarit, me Bensebainin që do të gjente rrugën e rrjetës nga pika e bardhe e penalltisë.
Rrjeta e Andre Silvas do të vinte shumë vonë për vendësit (
vetëm në minutën e 81-të), finalizimim që nuk i shërbeu aspak skuadrës së Eintrachtit, që e
rinis kampionatin me një humbje të tillë.
Shtuar më 16/05/2020,
ora 22:43