Borussia mposht Arsenalin, Galata barazon me Anderlechtin (VIDEO)
Borussia Dortmund 2 - 0 Arsenal


Galatasaray 1 - 1 Anderlecht
Pëlqej
Borussia Dortmundi ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen përballë Arsenalit në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti i Borussia, Ciro Immobile, ishte i pandalshëm në tentativën e tij duke shënuar në minutin e fundit të pjesës së parë (45').

Menjëherë brenda gjysmës së dytë, vendasit shënuan edhe golin tjetër.

Ishte një gol i lehtë për ekipin e Klopp, pasi Grosskreutz i dhuroi një top Pierre-Emerick Aubameyangut, i cili e shëtiti Szczesnyn para se ta dërgonte topin në portë.

Në takimin tjetër të Grupit D, ekipi i Besnik Hasit, Anderlecht, ka barazuar në udhëtim ndaj Galatasarayt (1-1).

Dennis Praet heshti tifozët në Turk Telekom Arena në minutën e 52-të, mirëpo Burak Yilmaz barazoi në fund të takimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori