Frikë për disa tifozë në sfidën e javës së 16 të Bundesligës gjermane, mes Borussia Dortmundit dhe Nurenbergut. Ultrasit e skuadrës vendase janë në delir ashtu siç duket edhe në video, por në delir janë edhe tribunat që fillojnë të tunden me rrezikshmëri.
Dikush e filmon skenën nga stadiumi ndërsa muret e stadiumit bënin një lëvizje të çuditshme.
Ndeshja përfundoi 2-0 për verdhezinjtë e Borussias. (albeu.com)