Borussia ngacmon Juven në Twitter: Si në vitet '90 (VIDEO)
Ka filluar sfida mes Juventus dhe Borussia Dortmund. Klubi gjerman, nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Twitter, i kanë bërë të ditur bardhezinjëve se mezi presin përballjen e nesërme në ora 20:45.

"Përshëndetje JuventusFc, mezi presim të luajmë dy ndeshjet emocionuese në Champions League. Si në vitet '90", lexohet në tweet-in e Borussia Dortmund.

Kujtojmë që Borussia Dortmund e ka mposhtur Juventusin në finalen e sezonit 1996/97 në Kupën e Kampioneve(28 Maj 1997) me rezultatin 3-1. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2015, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori