Borussia rikthehet me tripletë, fiton edhe Bayerni (VIDEO)
Pas humbjes me Wolfsburgun dhe barazimin me Schalke 04 Bayern Munchen rikthehet te fitorja në javën e 20 të Bundesligës. Kampionët e Gjermanisë mposhtën në transfertë Stuttgartin falë golave të Robben (41) dhe Alaba (50).

Rikthim pas shumë kohësh te fitorja edhe për Borussia Dortmund që fitoi 0-3 përballë një rivali të drejtëpërdrejtë për mbijetesë, Freiburg. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Reus (9) dhe Aubameyang (56, 72).


Me këtë fitore Bayern Munchen qëndron në vend të parë në kuotën e 49 pikëve, 8 më shumë se Wolfsburg, ndërsa Borussia Dortmund ngjitet në vend të 16 në kuotën e 19 pikëve.

Barazim pa gola në derbin e shqiptarëve Mavraj-Meha, Koln-Paderborn. /albeu.com/

Koln 0 - 0 Paderborn
Freiburg 0 - 3 Borussia Dortmund
Mainz 05 0 - 2 Hertha Berlin
Stuttgart 0 - 2 Bayern Munich
Wolfsburg 3 - 0 Hoffenheim
Hamburger 18:30 Hannover 96






Shtuar më 07/02/2015, ora 17:22
Anxhelo Bregu
e Shtunë 7 Shkurt 2015, Ora 18:21
KENI BERE NJE GABIM ,,

KENI NGATERRUAR KOLNIN ME COLOGONEN

DUHEJ TE ISHTE COLOGONE DHE JO KOLN
Editori
e Shtunë 7 Shkurt 2015, Ora 19:08
Anxhelo Bregu, Cologne dhe Koln eshte i njejti qytet dhe ekip. Jane emertime per te njejtin vend ne gjuhe te ndryshme :)
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori