Borussia zyrtarizon trajnerin e ri
Pas lajmit për largimin e trajnerit Jurgen Klopp Borussia Dortmund u vu në kërkim të trajnerit të ri. Dhe tashmë verdhezinjtë e kanë gjetur timonierin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Ashtu si edhe me Klopp, Dormund ka vendosur t’i besojë ish-teknikut të Mainz 05, Thomas Tuchel.

Tuchel prej pak muajsh ishte lënë i lirë nga Mainz pas ecurisë jo të mirë në Bundesligë, por Borussia ka gjykuar se ai është njeriu i duhur për erën post-Klopp.

Pozicioni më i mirë që Tuchel ka arritur me Mainz 05 ka qenë vendi i pestë. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2015, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori