Borxhet e shumta detyrojnë ish-bomberin e Interit të shesë pasuritë
Adriano Leite Ribeiro, për të gjithë “Perandori”, ndoshta mund të ishte shndërruar në një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Por braziliani, ish-sulmuesi i Interit, humbi “rrugën” për shkak të çështjeve jashtë fushave të blerta që dalëngadalë e nxorën nga skenat e mëdha.

Karrierën ia kushtëzoi abuzimi me alkoolin, pasi babai i tij ndërroi jetë: pas kësaj kaloi një periudhë depresioni. Tani ka probleme të rënda financiare, ka shitur me kosto të ulët një pjesë të madhe të pasurisë për të përballuar borxhet e shumta: varkën, aeroplanin privat, shtëpinë në Rio dhe atë në Milano.
Shtuar më 13/02/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori