Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i UEFA-s
Lennart Johansson, presidenti më i vjetër në shërbim të organizmit evropian të futbollit, UEFA, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi Federata Suedeze e Futbollit.

Johansson vdiq të martën në moshën 89-vjeçare”, njoftoi shoqata në një deklaratë.

Ai shërbeu si president i UEFA-s nga viti 1990 deri në vitin 2007 dhe ishte një nga drejtuesit e transformimit dhe riemërtimit të Kupës Evropiane në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, në vitin 1992.

“Lennart Johansson është udhëheqësi ynë më i madh ndërkombëtar i futbollit dhe asnjë qytetar suedez nuk ka pasur një ndikim të ngjashëm në futbollin botëror”, tha në një deklaratë presidenti i Shoqatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson.
Shtuar më 05/06/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori