Ishte parashikuar që mbrëmjen e kaluar të zhvillohej takimi i parë I finales së
Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe
River Plate, por sfida u anullua për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Mediat argjentinase raportojne se mbrëmjen e kaluar ra më shumë shi se sa kishtte rënë në të gjithë vitin në vendin amerikano-jugor.
Takimi u spostua për sonte në mbrëmje në orën 21:00. Ky takim është caktuar të zhvillohet pa praninë e tifozëve miq për të shmangur incidentet e mundshme. Boca Juniors konsiderohet si skuadra e shtresës së ulët ndërkohë që
River Plate i shtresës së lartë. Ky takim cilësohet si Super El Clasico duke kaluar një hap para ndeshjes Real Madrid Barcelona e cila quhet ndryshe El Clasico.
Është hera e parë që të dyja skuadrat ndeshen në një finale të
Copa Libertadores. Kujtojmë që precedent i parë mes tyre daton para 100 vitesh, konkretisht në vitin 1913 ku përfundoi me fitoren e
River Plate. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018,
ora 09:47