Botërori i klubeve në Emiratet e Bashkuara
Albeu.com
Emiratet e Bashkuara Arabe do të presin edicionet e botërorit të klubeve në 2009 e 2010, bëri të ditur FIFA.Presidenti i FIFA, Sepp Blatter, u shpreh se botëroret e tjerë do të organizohen në Japoni në 2011 e 2012, ashtu siç ka ndodhur që nga 2005-ta.

Për 2009 e 2010, Sepp Blatter tha se ky kompeticion nuk do të zhvillohet në Abou Dhabi, por në qytete të tjera të Emirateve. Australia dhe Japonia ishin kandidatë për organizimin e këtij aktiviteti, që mbledh ekipet më të mira të 6 konfederatave të FIFA-s dhe një formacion të vendit organizator.Botërori i fundit u fitua në dhjetor të 2007 nga Milani, i cili dominoi ndaj formacionit argjentinas të Boca Juniors 4-2.
Shtuar më 27/05/2008, ora 23:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori