Legjenda braziliane,
Pele ka folur për punët që po bëhen rreth organizimit të Kampionatit Botëror 2014. Futbollisti më i mirë në histori të futbollit
beson se evenimentin që do ta mirëpresë
vendi i tij do të jetë më i miri i organizuar ndonjëherë.
Përgatitjet e vendit jug-amerikan janë përshkuar me spekulime rreth progresit të tyre, me
probleme të transportit dhe ndërtimin ende të përgjysmuar të stadiumeve.
Mirëpo,
Pele beson se
vendi i tij do t'i përballojë këto sfida në periudhën 3-vjeçare, kur edhe do të nisë Botërori.
"Është OK. Kishim disa
probleme të vogla këtu dhe të gjithë i dinë ato. Isha i brengosur paksa, sepse punonim ndër vite që ta kemi Olimpiadën dhe Botërorin në shtëpinë tonë".
"Pastaj e fituam të drejtën t’i organizojmë ato dhe kishim pak
probleme me administrimin në Brazil. Në Sao Paolo nuk është vendosur ende për cilin stadium, ndërsa pjesa tjetër e Brazilit është gati", deklaroi
Pele.
Ai thekson se ishte takuar javën e kaluar me presidenten e Brazilit, Zonjën Dilmar Rousseff, e cila i ka thënë se po punon shumë për t'i tejkaluar problemet.
"Nuk kam dyshim se do të jetë Botërori më i mirë", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2011,
ora 11:56