Botërori i Klubeve me një dimension tjetër, ky është plani i Infantinos
Pëlqej
Planet për Botërorin e Klubeve duket se do të marrin jetë shumë shpejt. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po planifikon të mbledh një grup investitorësh që janë gati të shpenzojnë 25 miliardë dollarë për një event të ashtuquajutr “mini-Kupë Bote”, në nivel klubesh.

Sipas “The Times” në krye të kësaj do të jetë fondi i Arabisë Saudite dhe SoftBank Group. Në kompedicionin aktual të Botërorit të Klubeve marrin pjesë 7 ekipe dhe zhvillohet 1 herë në vit. Sipas propozimit ky event tashmë do të luhet 1 herë në katër vite dhe do të marrin pjesë 24 ekipe.

Sipas raportimeve të prestigjiozes britanike, Liverpool, Manchester United, Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Juventus, Milan, Inter dhe Ajax do të marrin ftesë për të qenë prezentë në edicionin e parë.
Shtuar më 23/10/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori