Botërori i Peshëngritjes, Erkand Qerimajt në vendin e 5-të
Sot në orët e para të mëngjesit ka garuar në Botërorin e Peshëngritjes edhe shkodrani Erkand Qerimaj i cili ka zënë vendin e pestë në dygarësh duke ngritur gjithsej 342 kg prej të cilave 154 kg në provën e dytë në shkëputje dhe 188 kg po në provën e dytë në shtytje.

Një rezultat i shkëlqyer ky duke pasur parasysh kohën e paktë stërvitore të Qerimajt i cili kthehet në aktivitet pas një mungese të gjatë.
Shtuar më 24/11/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori