Botërori i Peshëngritjes, Medalje bronzi për Romela Begaj
Romela Begaj ka marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Paris.

Në peshën 58 kg, peshëngritësja shqiptare ngriti 100 kg, duke zënë vendin e tretë, ndërkohë që në stilin e shtytjes Begaj zbriti në vendin e tetë në rënditjen e botërorit të peshëngritjes, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve, pasi ngriti në total 213 kilogramë.

Një aventurë e dështuar ka qenë ajo për shqiptaren tjetër Fetije Kasaj, e cila mbylli garën pa ndonjë rezultat për t’u përmendur. Peshëngritësja Kasaj dështoi në të 3 provat në shtytje me 101 kg, duke mos u kualifikuar në dygarësh. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori