Botërori i risive, arbitrimi pjesë e tyre
Pëlqej
Botërori i Rusisë do të jetë botërori i risive. Pjesë e këtyre risive do të jetë edhe arbitrimi. Për këtë ka menduar vetë kryetari i Komisionit të Arbitrave në UEFA - Pier Luigi Collina.

Ai është shprehur se do të këtë një veshje uniformë midis gjyqtarëve në fushën e lojës dhe atyre që do të shohin VAR-in.

“Kjo është për shkak se edhe ata që shohin pamjet filmike djersiten si gjyqtarët në fushën e lojës. Nuk është si të shohësh një ndeshje në shtrat, ndërkohë që jemi duke pirë kafe. Kjo është një përgjegjësi shumë stresuese, prandaj nuk mund t’i vishnim si nënpunës”, ka thënë Collina për gazetarët italianë. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori