Botërori klubeve me formule të re
FIFA prej kohësh ka planifikuar që të ndryshojë formulën e Botërorit të klubeve. Qëllim është i qartë, FIFA kërkon që ta bëjë akoma më interesant këtë kompeticion në mënyrë që të rrisë të ardhurat që do të arkëtohen nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet e ndryshme.

Sipas një dokumenti prej 17 faqesh të zbuluar nga "Associated Press", FIFA ka ndërmend ta zhvendosë në muajin qershor Botërorin e klubeve duke filluar nga viti 2021.

Gjithashtu do të rritet numri i ekipeve. Tanimë nuk do shkojnë më kampionët e secilës konfederatë, por disa ekipe nga çdo kontinent që në total do të plotësojnë numrin e 24 skuadrave pjesëmarrëse.

Numrin më të madh do ta ketë Europa me tetë të skuadra, ndërsa 16 vendet e mbetura do të plotësohen nga gjashtë skuadraAmerikës së Jugut, dhe tre skuadra nga kontinentet e Amerikës së Veriut, Azisë dhe Afrikës. Përfaqësues do të ketë dhe rajoni i Oqeanisë me vetëm një skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori