Botërori me 48 skuadra, shtetet e mëdha dalin kundra këtij plani
Përpara një viti FIFA miratoi zhvillimin e Botërorit të vitit 2026 me 48 skuadra.

Së fundmi presidenti i këtij institucioni,Gianni Infatino, zbuloi një plan tjetër; atë të rritjes në 48 edhe të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës të vitit 2022 si dhe zgjatjen e këtij evenimenti me 4 ditë.

Kjo do të thotë edhe një rritje e numrit të ndeshjeve të këtij evenimenti.

Por ky plan i kreut të qeverisë Botërore nuk është pritur aspak mirë nga Ligat Europiane dhe këtë e konfirmoi presidenti i Grupit të 32 Ligave Europiane, Lars Christer Olsson.

“Nuk jemi të përgatitur për të bërë ndryshime në kalendar për të zgjeruar Botërorin e vitit 2022”, tha Olson.

“U treguam një herë fleksibël duke lejuar që ky Botëror të luhet në muajt e dimrit dhe ramë dakord edhe për datat”, shtoi ai.

Për Botërorin e vitit 2022, Qatari bëri një ofertë për mbajtjen e tij gjatë muajve të verës pavarësisht temperaturave të larta, duke propozuar instalimin e mjeteve teknologjike që do të ndihmonin në ftohjen e stadiumeve.

Në vitin 2013, FIFA filloi konsultimet në lidhje me këtë çështje që zgjatën 18 muaj duke arritur edhe në marrëveshjen e shpresuar; zhvillimin e kësaj Kupe Bote në dimër në 28 nëntor-18 dhjetor në një turne që është më pak se 28 ditë.
Shtuar më 17/04/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori