Bottas fiton në Rusi, Vettel dhe Raikkonen plotësojnë podin
Valtter Bottas fitoi Çmimin e Madh të Rusisë në Formulën 1, duke lënë prapa dy makinat Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Piloti finlandez i Mercedesit e nisi shumë mirë garën dhe e mbylli në vendin e parë edhe pse Vettel i bëri presion deri në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës.

Nga ana tjetër performanca e Leëis Hamilton u cilësua si zhgënjyese. Hamilton nuk ishte në formën e tij më të mirë. Anglezit i duhet të kënaqet me vendin e katërt, për të mos kapur dot podiumin.

Vendin e pestë e zuri 19-vjeçari Max Verstappen i Red Bull.
Shtuar më 30/04/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori