Brahimi: S'me intereson Zvicra
Ne grumbullimin e lojtareve Shqiptare ne Zvicer drejtuesit e FSHF-se kane zbuluar dy lojtare shume te talentuar qe do ndihmojne kombetaren ne te ardhmen.

Mërgim Brahimi dhe Imran Bunjaku jane dy nga te shumte qe do pajisen me pashaporta te Shqiperise.

“Josip Kuzhe na ka shikuar nga afër mua dhe Imranin (Bunjaku) në ndeshjen ndërmjet Grasshoppersit dhe Zyrihut. Ai na tha se kishte mbetur i kënaqur me lojën tonë. Më pas ne shkuam në grumbullimin ku kemi biseduar me Redi Jupin,” - zbulon Mërgim Brahimi.

“Tani na ka mbetur vetëm të pajisemi me pasaportën e Shqipërisë. Sigurisht që jam i kënaqur, ndonëse ende nuk kam luajtur me kombëtaren shqiptare. Shpresoj se pas marrjes së pasaportës do ta kem mundësinë të luaj për Shqipërinë,” - shton më tej Mërgimi.

“Deri më tani nuk kam marrë ndonjë ftesë nga përfaqësuesja e Zvicrës, por nuk i dihet. Nëse gjithçka shkon mirë me përfaqësuesen shqiptare, atëherë do ta vijoj karrierën vetëm me fanellën kuqezi, pasi s’më intereson Zvicra,” - theksoi Brahimi. (albeu.com)
Shtuar më 25/01/2011, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori