Braida: Juve na refuzoi por Barça sërish do të bëjë ofertë
Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida, ka deklaruar sot se Barcelona vazhdon të kërkojë Paul Pogbas nga Juventusi.

Siç dihet, Juventusi ka refuzuar dje ofertën e Barçës në vlerë prej 80 milionë eurove për 22-vjeçarin francez ndërsa Barcelona paralajmëroi se do të dërgojë ofertën e dytë për Pogban.

"Miku im Marotta, për të cilin kam respekt të madh, zyrtarisht refuzoi ofertën time. Por ne nuk do të ndalemi këtu. Së pari, janë zgjedhjet në klub, pastaj do të shohim lëvizjet tjera”, ka thënë Braida për Sport Mediaset. /albez.com/
Shtuar më 03/07/2015, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori