Braida: Pres sinjalin e Barçës për Pogba
Paul Pogba është pa dyshim futbollisti më i kërkuar në Europë. Orët e fundit është përfolur për një marrëveshje mes Juventusit dhe PSG-së për shumën e 80 milionë eurove, por nga Spanja, kërkojnë të vënë shkopinj nën rrota që ky operacion të mos kryhet.

Bëhet fjalë për Barcelonën, që nëpërmjet Drejtorit Sportiv Ariedo Braida shpreh interesin e blaugranave për francezin.

"Sigurisht që Pogba na pëlqen shumë, por vetëm kaq. Për Barcelonën do të ishte një operacion shumë i rëndësishëm dhe interesant, por ne jemi të kushtëzuar në merkato, nuk mund të bëjmë blerje deri në vitin 2016 për shkak të pezullimit të FIFA-s", ka thënë drejtuesi blaugrana.

Gjithsesi, ky bllokim që vjen nga FIFA nuk e ndalon Barcelonën në hyjë në bisedime për Pogba për vitin 2016.

"Mund të jetë një opsion, por gjithçka varet edhe nga dëshira që drejtuesve të Barcelonës dhe zgjedhjet e Luis Enriques. Unë thjesht studioj terrenin", shtoi Braida.

Në fund Ariedo Braida, si italian që është, uroi që finalja e Champions League të jetë mes Barcelonës dhe Juventusit. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2015, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori