Braktis Italinë për të luajtur me Shqipërinë
Marko Alia, portieri i Lacios U17, ka zgjedhur Shqipërinë U19, duke lënë Italinë U17 me të cilën është grumbulluar më parë.

16-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bogdani raporton “Panorama Sport”, duke qenë një vlerë e shtuar për të rinjtë kuqezi.

Kjo është një prurje e mirë për Shqipërinë, pasi kemi të bëjmë me një element me perspektivë që është formuar te Lacio, aty ku aktualisht është pjesë e ekipit një tjetër portier i Kombëtares, Thomas Strakosha.
Shtuar më 15/02/2017, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori