Braktisi Shqipërinë për Greqinë, rrëfehet Durmishaj
Fjorin Durmishaj nuk ka pranuar ti bashkohet kombëtares shqiptare duke pranuar ftesën e greqisë.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë U21 ka lëshuar një intervistë për mediat greke, që do të transmetohet të dielën dhe përmban fraza të forta të 22-vjeçarit, i cili shpjegon pse ka zgjedhur Greqinë.

Sulmuesi tregon dëshirën e Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basinas për ta integruar në kombëtaren e Greqisë., raporton telesport.

"Nuk mund ta mohoj, por ta dua këtë vend. Miqtë e mi më të mirë janë grekët, më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj. Tani jam i vjetër këtu. Një dorë që të ushqen e ndihmon, kurrë nuk mund ta kafshosh”, tha ai.

"Unë e respektoj këtë vend plotësisht. Kam ardhur me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na keni ndihmuar shumë".

"Kjo është arsyeja pse dua ta nderoj këtë vend sa më shumë që mundem".

"Është një nder i madh për mua, që më vlerësojnë Anastasiadis dhe Basinas. Dua ta tregoj veten sa më mirë, për ta justifikuar gjithë vlerësimin që kanë për mua".



Shtuar më 09/03/2019, ora 11:05
Dalip Mecaj
e Shtunë 9 Mars 2019, Ora 14:03
Nuk kafshohet dora të jep bukën ???
Por mohohet nëna të dha jeten !!! Urime durmishaj
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori