"Brazil 2014", arbitrat nisin përgatitjet
Skuadrat pjesëmarrëse në "Brazil 2014", nuk janë të vetmet që po zhvillojnë një fazë përgatitore para Botërorit. Arbitrat të cilët do të gjykojnë ndeshjet e këtij eventi janë grumbulluar në Rio de Janeiro dhe nën drejtimin e shefit të gjykimit të FIFA-s, Massimo Busaka po studiojnë mbi rastet e dyshimta që mund të dalin gjatë ndeshjeve të botërorit.

Sipas zviceranit, arbitrat duhet të jenë gjatë gjithë lojës vigjilent për të mos lejuar fiksimin e rezultateve të këtij botërori me raste të dyshimta dhe flagrante.

Drejtuesit e FIFA-s kanë theksuar se në ndeshjet e këtij botërori do të përdoret dhe teknologjia në portë, e cila do të njoftojë menjëherë gjyqtarin kryesor nëse topi ka kaluar ose jo vijën fatale.

Ky system ka kushtuar rreth 170,000 euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori