"Brazil 2014", Botërori që flet shqip (VIDEO)
"Brazil 2014" është një prej Botërorëve më të bukur dhe spektakolarë që kemi parë jo vetëm për surprizat që po dhuron por edhe për numrin e lartë të golave. Por për ne shqiptarët ka një arsye më shumë për ta dashur më shumë këtë Botëror: numri i madh i bashkëatdhetarëve pjesëmarrës dhe golat që kanë ardhur prej tyre.

Kombëtarja e Zvicrës ka realizuar 4 gola në dy ndeshjet e para të saj dhe 3 prej tyre kanë ardhur nga këmbët e shqiptarëve. Në ndeshjen e parë ishte djaloshi nga Gostivari Admir Mehmedi, i cili i sapofutur në lojë barazoi rezultatin me Ekuadorin, ndërsa dje në mbrëmje erdhën edhe dy golat e tjerë.

Edhe pse Zvicra u mposht 5-2 nga Franca tetovari Blerim Xhemaili dhe i riu me origjinë nga Prishtina Granit Xhaka shënuan dy gola model (edhe për yjet e Francës): Xhemaili ekzekutoi një goditje dënimi perfekte rreth 30 metra larg portës, ndërsa Xhaka mposhti Hugo Lloris me një vole brenda zonës.

Pa harruar këtu edhe Shkodran Mustafi që bëri debutimin ndaj Portugalisë dhe pritet të jetë titullar sot ndaj ganës, apo Gjergji Kone që ka qënë ndoshta më i miri për Kombëtaren greke.

Edhe nëse Kombëtarja shqiptare nuk mundi të ishte pjesëmarrëse në "Brazil 2014" mund të themi pa druajtje se ky Botëror po flet shqip. /albeu.com/

Ja golat e shqiptarëve:

ADMIR MEHMEDI: (Zvicër 2-1 Ekuador)


Admir Mehmedi by fifa16



BLERIM XHEMAILI: (Francë 5-2 Zvicër)


Blerim Dzemaili by fifa16

GRANIT XHAKA: (Francë 5-2 Zvicër)

Granit Xhaka by fifa16
Shtuar më 21/06/2014, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori