"Brazil 2014", ja Kombëtaret e kualifikuara (FOTO LAJM)

Argjentina
Rezultatet e ndeshjeve të fundit në grupe të eliminatoreve të Botërorit "Brazil 2014", plotësuan të gjithë kuadrin e skuadrave europiane të kualifikuara dhe të atyre që do të luajnë në fazën Play-Off. Pas Hollandës, Italisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës prenë biletën për në Brazil edhe Rusia, Anglia, Spanja dhe Bosnjë Hercegovina që u renditën të parat në grupet respektive. Sigurisht që ndër këto përfaqësuese ajo që tërheq më shumë vëmendje është Bosnjë Hercegovina, e cila kualfikohet për herë të parë në finalet e botërorit që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Skuadrat që u kualifikuan në fazën Play-Off të Botërorit janë: Kroacia, Suedia, Rumania, Islanda, Portugalia, Greqia, Ukraina dhe Franca, ndërsa Danimarka edhe pse u rendit pas Italisë në Grupin B e humbi të drejtën për të luajtur në play-off, pasi u rendit e dyta më e dobët e kualifikueseve.

Në Azi janë të kualifikuar katër ekipe: Australi, Japoni Kore e Jugut dhe Iran; nga Amerika e Veriut dhe Qëndrore SHBA, Kosta Rika dhe Honduras, ndërsa nga Amerika e Jugut Brazil, Argjentinë, Kolumbi, Kili dhe Ekuador. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori