"Brazil 2014": Japonia, e kualifikuara e parë (VIDEO)
Është Japonia e Alberto Zaccheronit kombëtarja e parë që kualifikohet për në Kupën e Botës "Brazil 2014". "Samurajtë" aziatikë, të cilët do të kenë si rival në Kupën e Konfederatave Brazilin dhe Italinë, kanë prerë biletën për në Botëror pas barazimit 1-1 përballë Australisë, ndeshje e vlefshme për Grupin B në Azi.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Oar në minutën e 82 por në fundin e ndeshjes goli nga pika e bardhë e 11-metërshit i Honda çon automatikisht në Brazil 2014 Japoninë. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori