Brazil 2014, Messi: Do të fitojmë gjithçka
Nga Barcelona te Argjentina. Lionel Messi kërkon të fitojë gjithçka, duke nisur nga zemrat e tifozëve. Nëse këtë e kishte arritur shumë lehtë me skuadrën katalanase, sukseset e munguara me përfaqësuesen e kishin vënë shpesh herë në qendër të kritikave. Por tani gjërat kanë ndryshuar.

Tre herë rradhazi fitues i Topit të Artë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm dhe ndeshjet e muajve të fundit, ku ka shënuar rregullisht, ndërsa kërkon të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë deri në Botërorin 2014, duke nisur nga sfida eliminatore e së premtes kundër Paraguait.

"Pas humbjes së fundit kundër Bolivisë kuptuam se duhet të ndryshonim shumë gjëra në skuadër dhe ia arritëm qëllimit. Ndeshjet e fundit kanë qenë shumë pozitive dhe jemi të lumtur për këtë. Tani jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, ndërsa personalisht jam munduar të jap gjithmonë maksimumin", deklaroi Lionel Messi.

Sulmuesi i Barcelonës është shprehur më pas se Argjentina do të jetë një nga favoritet kryesore për të fituar Botërorin 2014. Gjithsesi, jo gjithçka është e qetë në kampin argjentinas. Lënia jashtë e Carlos Tevez nga ana e trajnerit Alejandro Sabella nuk është pritur mirë nga sulmuesi i Manchester City, që po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin anglez.

Po ashtu, një tjetër problem është forma e Sergio Aguero, që nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i fundit. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori