"Brazil 2014", shorti i Play Off-it më 21 tetor
Pëlqej
FIFA ka vendosur që të ruajë strukturën tjetër të ndeshjeve të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit "Brazil 2014″. Kështu 4 kombëtaret më të forta, që do renditen në vend të dytë në grupet eliminatore, do të shmangin përplasjen me njëratjetrën. Ky sistem u kritikua 4 vite më parë, sepse favorizonte përfaqësueset e mëdha.

FIFA njoftoi se shorti i 8 skuadrave të dyta më të mira të kualifikuese që do vendosin 4 biletat e fundit të Europës për në Brazil, do të hidhet më 21 tetor. Skuadrat do të ndahen në dy vazo me nga 4 skuadra secila dhe më të mirat do të qëndrojnë në vazon A. Kriteri i vlerësimit të përfaqësueseve do të jetë renditja e FIFA-s.


Ky sistem u kritikua nga Republika e Irlandës pas shortit që i përplasi me Francën në "play off"- in e Botërorit 2010.

Renditja e fundit e FIFA-s përpara shortit do të publikohet më 17 tetor, ndërsa ndeshjet do luhen më 15 nëntor (vajtje) dhe 19 nëntor (kthim). /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2013, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori