Në mbyllje të fazës së
grupeve, Botërori i Brazilit përmbushi çdo pritshmëri, madje kaloi përtej kufijve të imagjinatës sepse golat vërshuan nga çdo anë, ndërsa pothuajse të gjitha sfidat dhuruan emocione deri në sekondat e fundit. Gjithsesi, notat stonuese nuk munguan por le të kuptohemi…jo në organizim.
Bëhet fjalë për zhgënjimet më të mëdha në fushën e blertë, lojtarë kalibri nga të cilët pritej shumë…ndoshta shumë më shumë se ajo çfarë treguan në fazën e
grupeve. Ata tashmë janë në shtëpi dhe mund t’i ndjekin ndeshjet nga televizori por kanë kohë të reflektojnë për t’u korrigjuar në të ardhmen. Bazuar në të dhënat personale por edhe në pritshmëritë që tifozët kishin ndaj tyre, e përditshmja italiane, "Gazzetta Dello Sport" ndërton madje edhe një formacion me lojtarët më zhgënjyes të këtij Botërori.
Në portë qëndron rusi Akinfeev, i cili në njëfarë mënyrë shkaktoi largimin e kombëtares së tij nga Brazili. Katërshja mbrojtëse përbëhet nga portugezët Pereira e Pepe dhe spanjollët Pique dhe Alba.
Le të spostohemi në mesfushë ku bie në sy
prania e dy ganezëve Muntari e Boateng të cilët u përjashtuan nga kombëtarja, ndërsa nuk mungon as Steven Gerrard. Jeni kuriozë për të mësuar
emrat e tre sulmuesve më zhgënjyes të këtij Botërori? Ndoshta jo sepse
emrat e tyre janë shndërruar në kryefjalë gjatë ditëve të fundit në media. Bëhet fjalë për Mario Balotellin, Diego Costan dhe Antonio Cassanon.
Një 11-she e dështuar në të gjitha drejtimet dhe për të vendosur qershinë mbi tortë, Roy Hodgson i drejton nga stoli në një betejë që ata e humbën ende pa nisur aventura më emocionuese e karrierës së tyre. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014,
ora 12:04