Brazil-Kroaci, Lovren: Arbitrim skandaloz!
Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren nuk i kursen aspak kritikat ndaj arbitrit Yuichi Nishimura. Ballkanasit u mposhtën 3-1 nga Brazili, ku Fred ishte protagonist i një penalltie të dyshimtë.

Lovren deklaroi se arbitrimi i ndeshjes ishte skandaloz e se skuadra e tij po luante kundër 12 lojtarëve në San Paulo.

Lojtari i Southampton u shpreh për francezen "L’Equipe" se, i vinte për të qarë kur pa episodin e 11-metërshit. Ai shtoi se gjithë Bota e pa dhe se është diçka qesharake për FIFA-n. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori