Brazili, Alexandre Pato rikthehet në kombëtare
Alexandre Pato kthehet në kombëtare. Sulmuesi i Corinthias, i cili të hënën mbushi 24 vjeç, është grumbulluar nga tekniku i Brazilit Luiz Felipe Scolari për miqësoret ndaj Australisë dhe Portugalisë që do të luhen më datë 7 dhe 10 shtator.

Ky lajm vjen pasi ish-lojtari i Milanit shënoi një dygolësh në ndeshjen e kampionatit brazilian ndaj Flamengos. Pato do të zërë vendin e sulmuesit Fred, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes Fluminense-Santos.

Në profilin e tij në Instagram, Pato ka shkruar se grumbullimi në kombëtare ishte dhurata e ditëlindjes më e bukur që mund të merrte dhe se është i nderuar që do të veshë sërish fanellën e Brazilit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori