Brazili do te shpenzoje 11.5 miliarde $ per Boterorin 2014
Albeu.com
Brazili do të shpenzojë 11.5 miliardë dollarë për Kupën e Botës në futboll që do të organizohet në vitin 2014. Presidenti i vendit, Luis Injasio Lula Da Silva nënshkroi ditët e fundit projektin financiar që ka të bëjë kryesisht me infrastrukturën dhe transportin në vend.
Në një takim të mbajtur në kryeqytetin Brazilia, mes kreut të shtetit amerikano-jugor dhe kryebashkiakëve të 12 qyteteve, u ra dakord që prioriteti kryesor në këtë plan të jetë ndërtimi dhe ristrukturimi i stadiumeve ku pritet të zhvillohen ndeshjet e këtij Botërori.
Në të njëjtën kohë, në projekt përfshihet edhe përmirësimi i transportit, ndërkohë që nuk do të lihen pas dore as punimet në aeroporte, porte, hotele dhe zona turistike. “Duam të japim më të mirën tonë që në Brazil të zhvillohet një Botëror pothuajse perfekt", është shprehur Lula da Silva.
Shtuar më 16/01/2010, ora 04:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori