Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Brazili, Dunga shpall listën për miqësoret e tetorit
Pëlqej
Nuk mungojnë risitë në emrat e 22 futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri i Brazilit Carlos Dunga për 2 miqësoret e muajt tetor, ku Seleçao do të përballet me Argjentinën dhe Japoninë. Dy janë lojtarët që janë grumbulluar për herë të parë në kombëtaren braziliane, bëhet fjalë për mbrojtësin e Interit, Dodo dhe atë të CSKA Moskës Mario Fernandes.

Të dy këta futbollistë janë thirrur nga Dunga për të zëvendësuar dyshen Marcelo-Maicon që këtë herë janë lënë jashtë nga tekniku 50-vjeçar.

Ashtu si për sfidat e këtij muaji ndaj Kolumbisë dhe Ekuadorit edhe për 2 takimet e ardhshme ish trajneri i Internacionalit ka përfshirë në listë sërish sulmuesin e Santosit, Robinho. Spikatin edhe grumbullimet e dy lojtarëve të Cruzeiros që po dominon në futbollin brazilian gjatë dy viteve të fundit Everton Ribeiro dhe Ricardo Goulart.

Gjithsesi edhe në ndeshjen ndaj Argjentinës që do të luhet në 11 Tetor në Pekin dhe atë ndaj Japonisë 3 ditë më vonë në Singapor, 5-herë kampionët e Botës do të mbështeten te emra të rëndësishëm si Neymar që në mungesë të Thiago Silvës do të jetë sërish kapiten i skuadrës, por edhe te lojtarë të tjerë me peshë si David Luiz, Miranda, Filipe Luis, Luiz Gustavo, Fernandinho, Willian, Oscar apo edhe Coutinho. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori