Brazili i pa shpirt, nxjerr Kilin nga Kupa e Botës me një fitore që nuk i hynte në punë
Pëlqej
Brazilit edhe pse nuk i është nevojitur fitorja përballë Kilit, ka arrit të fitojë me rezultat 3-0. Brazili e mbylli ndeshjen në pjesën e dytë pasi e para nuk solli asnjë gol.

Serinë e golave e hapi braziliani në formë i Barcelonës, Paulinho që shënoi në minutën e 55-të, pas një topi të kthyer nga gjuajtja e Alves. Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë. Neymar pasoi për Gabriel Jesus që në portën e zbrazët shënoi për 2-0.

Goli i tretë erdhi në minutat shtesë, ku Gabirel Jesus në një kundërsulm të shpejtë, ku mungonte edhe portieri, qoi topin në rrjetë. Brazili i mbyll kualifikimet si skuadra më e suksesshme me 12 fitore, pesë barazime dhe një humbje.

Brazilianët kanë tubuar gjithsej 41 pikë dhe edhe pse e kishte siguruar pjesëmarrjen më herët në botëror, lanë Kilin jashtë. / albeu.com /
Shtuar më 11/10/2017, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori