Brazili luan tenis me Australinë (FOTO-VIDEO)

Update - Kombëtarja e Brazilit ka fituar 6-0 miqësoren përballë Australisë, e zhvilluar dje në kryeqytetin Brasilia. Pesë herë kampionët e Botës dhe fituesit në fuqi të Kupës së Konfederatave e patën tejet të lehtë përballë "Kanugurëve" duke e dominuar takimin në çdo aspekt por problemi i vetëm i tyre ishte dëmtimi i mbrojtësit të Real Madrid, Marcelo.

Golat për "Seleçaon" u shënuan nga: Jo (8,33), Neymar 35, Ramires 58, Pato 72 dhe Luis Gustavo në të 83-ën.

Brazili do të luajë të martën në Boston miqësoren përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori